Gjithnjë në stil

noa n5

Elegancë e përjetshme

Stil i pashoq, brenda mundësive tuaja

Trendet dhe stilet mund të ndryshojnë, por disa gjëra janë të përjetshme. Ne kemi marrë format prezente të thjeshta, të lëmuara në të gjitha dizajnet e përjetshme dhe I kemi aplikuar në N5, duke siguruar që telefoni juaj të jetë gjithnjë në modë.

cpu

MT6750T Octal

ram_rom

3GB / 32GB

unibody

Alu unibody

hardness_glass

HD AMOLED

fingerprint

32GB Ruajtja

camera

13MP / 13MP

Dizajn trupi me alumin

Thjeshtë i mahnitshëm

noa n5 horizontal

Krijimi i një pajisjeje që bie në sy nga të ngjashmet është e vështirë, por jo e pamundur. Një mënyrë e dhënies së telefonit një profil të hijshëm është vendosja e të gjitha pjsëve të brishta në një këllëf të fortë alumini, i cili forcon fuqinë dhe jetëgjatësinë, duke e mbështjellë pamjen me një të zezë mat. e gjitha që ju duhet, e mbrojtur nga metali i pastër!

Kohët e mira, të mbajtura për aq sa doni

Kamerë për selfie 16MP, 13MP + 5MP kamerë e pasme

16MP / 13 + 5MP

Mbajeni në mend qefin që bëni me miq dhe familje, dhe ndajeni me botën me ndihmën e kamerave të NOA N5-shit, një telefon mobil që është bërë për t'ju vendosur në qendër të vëmendjes!

noa n5 front
noa n5 back
noa dts icons

Zë i kualitetit të lartë, kudo që të jeni

noa dts icons noa dts icons noa dts icons

Ne nuk na duhen më zërues të posaçëm për të shijuar muzikën tonë, sidoqoftë, gjatë procesit kemi sakrifikuar përpikërinë e zërit për lehtësi. Me NOA N5, dhe audion e shtuar me zë DTS, ne kemi arritur t'ju japim zë të kualitetit të lartë që mund ta shijoni në lëvizje!

noa n5 amoled

Madhështia, e paraqitur

5.5" HD AMOLED

Ne kalojmë shumë kohë duke e shikuar telefonin tonë mobil për përditësime statusi, mesazhe, video klipe dhe forma tjera argëtimi, dhe është për të të ardhur keq nëse kjo nënkupton që duhet të durojmë paraqitjet me ngjyra të mërzitshme, të zbehura. Ekrani AMOLED i NOA N5-shit paraqet një spektër më të gjërë, më të pasur të ngjyrave, duke i dhënë përvojës tuaj mobile një dimension krejtësisht të ri!

noa n5 battery

Bateri 5000 mAh

Fuqizojeni stilin tuaj

Çdo ditë ne përdorim telefonët tanë mobil në maksimumin e kufijve të tyre, dhe çmimi i përdorimit të tillë është jetëgjatësia e shkurtuar në mënyrë drastike e baterisë. Për shkak të këtyre brengave, ne i kemi dhënë NOA N5 një bateri 5000 mAh që t'i lejojë përdoruesit tanë të shfrytëzojnë gjithë fuqinë e pajisjes, pa u brengosur se do të mbesin me telefon të fikur gjatë ditës. NOA N5 - këtu për ju

Teknologji PumpExpress+

USB Type-C 2.0 Bateri që mbushet shpejtë

Kohët e gjata të mbushjes ju parandalojnë nga shijimi i jetës së mobilit tuaj në maksimum. Prandaj ne e kemi pajisur NOA N5 meteknologjinë PumExpress+ mbushje e shpejtë, që përdor nivele të ndryshme tensioni për të mbushur telefonin tuaj më shpejtë se që mendoni! Duke u varur nga mbushësi dhe mundësitë e kabllos, krahasuar me metodat tradicionale të mbushjes, NOA N5 PE+ mbushet deri në 60% të baterisë për gjysmën e kohës.

noa n5 battery

Shprehuni me NOA N5

noa n5 display

Specifikimet teknike

  • MT6750T Helio P10 8xCortex-A53,1.5GHz
  • 5.5” HD AMOLED 720*1280
  • 3GB RAM
  • 32GB
  • 5000 mAh
  • Android 7.0
n5 noa mobile sketch
  • 16MP / 13 + 5MP
  • 4G LTE
  • A-GPS
  • Dual Nano SIM
  • USB Type-C FastCharge
  • 154.5*75*7.9mm

mbështetje